Ronela Hajati do shkojë sërish në Eurovizion, këtë herë do përfaqësojë një shtet tjetër

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati dëshiron të prekë sërish skenën e Eurovizion, por këtë radhë jo për Shqipërinë. Aktualisht, Ronela po konkurron në festivalin ‘Una Voce per San Marino’, i cili përzgjedh këngën për të përfaqësuar San Marinon në ‘Eurovision 2023’.

‘Iconstyle’ mëson se Ronela do ngjitet në skenë në 23 Shkurt për të kënduar. Siç shihet nga lista, artistja është e vetmja nga Shqipëria ndërsa vihet re se shumica janë nga Italia.

Ashtu sikurse Ronela, në San Marino ka edhe pjesëmarrës që kanë provuar një herë skenën e Eurovizion për vendet e tyre të lindjes. Bëhet fjalë për: Ciro de Luca nga Rumania, Alfie Arcuri nga Australia, Nicole Hammett nga Malta, Erna Hrönn nga Islanda dhe Jenny May nga Letonia.

Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2022, me këngën “Sekret”. Ajo pati një performancë elektrizuese, duke dhuruar shumë emocione, ndonëse nuk u kualifikua për në finale.

Pavarësisht se kritikave dhe komenteve negative që ka marrë, Ronela Hajati është e gatshme ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në Eurovision. Kështu është shprehur këngëtarja përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër.

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja. Ajo ka ndarë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *