Luizi paralajmëron Arbanën dhe produksionin: Po iku Kiara sonte, do dalë dhe unë…

Gjatë një bisede me Dea Mishel, Luiz Ejlli është shprehur se që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka qenë ndonjëherë kaq i stresuar.

E shkak është nominimi që Olta Gixhari bëri prime-n e së shtunës, ku tha emrin e tij, Kiara Titos dhe Bledi Manes.

“Qysh që kam ardhur në këtë shtëpi nuk kam qenë ndonjëherë më në stres se sot. Për Zotin. As atë natë që isha me Efin nuk e kisha.

Ajo do ikë një ditë, por se di. Po e pashë që nuk është gjë ai muhabet, prime është. 60 ditë boll qëndrova. Lojë është, me vuajtur kot për një lojë sikur nuk duket normale”, tha Luizi.

Dea i tha se ti do rrish edhe pse vuan kur ikën dikush që ti do.“Nja një javë është dhe pastaj e merr veten. Këtu i përjeton shumë gjërat, i përjeton në mënyrë të frikshme. Por po të kthjellohesh, nuk ka asgjë edhe po ndodhi.

Përpiqu ta mendosh kthjellët se kështu me emocione e përjeton sikur po ndahesh përjetësisht, se kupton se është thjeshtë një moment dhe do takohemi për pak”, e këshilloi Dea Mishel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *