Luizi fillon punë si profesor puthjesh, i jep leksione Kristit si ta puthë Keisin (video)

Kristi dhe Keisi duken gjithnjë e më të afërt, dhe sot ata janë bërë pjesë e një shakaje bashkë me çiftin Luiz-Kiara.

Luizi po i mësonte taktikat se si të arrinte të puthte Keisin duke e demonstruar te Kiara.Luizi: Shiko i vë gishtin kështu në buzë. Luizi: Pastaj e rrëshqet dorën tek veshi.

Kristi: Po ç’janë këto taktika që mëson ky. Luizi: E ke teknikë të sigurtë, do kesh besimin e saj.SHIH VIDEON KETU

Kristi ka nisur një romancë brenda shtëpisë së Big Brother me Keisin. Por si e shikon i ati, artisti Robert Aliaj jashtë? Roberti foli me nota pozitive për situatën brenda, por tha se jashtë ka qenë kritik për djalin e tij.

“Kristi është shumë diskret. Zgjedhjet që bën, me vajzat që ka pasur Kristi, kanë qenë solide në kuptimin e familjes. Kanë pasur karrierë të mirë. Shumë të edukuara.

Unë që i kam njohur kam pasur respekt dhe kam humbur pak respekt tek Kristi kur janë ndarë. Por janë eksperiencat që i bën gjithsecili. Keisin e kam parë të përmbajtur, delikate, të qetë, tolerante. Vetëm qeshin dhe kjo të mrekullon” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *