Legjenda Gullit mbi Milanin: Vështirë sivjet, nuk shkuan gjërat si duhej. Mbi De Ketelaere…

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-ylli i Milanit, Ruud Gullit foli për sezonin e zhvilluar deri më tani nga skuadra e Stefano Piolit:

“Kuqezinjtë po luftojnë dhe vuajnë. Deri më tani gjithçka nuk ka qenë aq e lehtë sa sezonin e kaluar. Ndoshta sepse më 2021-2022 gjithçka shkoi në drejtimin e duhur, ndërsa tani…

Në këtë pjesë të parë të sezonit, gjërat kanë qenë më të vështira nga sa prisnin të gjithë, por në futboll nuk dihet kurrë. Në Champions League fitoi ndeshjen e parë të 1/8 finale kundër Tottenhamit.

Le të shohim se si do të përfundojë kthimi në Londër”. Lidhur me vështirësitë e Charles De Ketelaere, ish-lojtari i Milanit, Ruud Gullit tha për Gazzetta dello Sport:

“Belgu është i ri dhe është një talent i madh. Futbolli italian nuk është i thjeshtë dhe duhet të kuptosh vështirësitë e tij, të përshtatesh me taktikat.

Ai e kishte nisur mirë dhe ndeshjet e para me pelqeu, por më pas humbi pak, jam i bindur se, nëse i japin kohë dhe besim, do të bëjë mirë ne te ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *