Diola dhe Xhoni shkëmbejnë kontaktet dhe bëjnë një hap drejt lidhjes, Alket Islami vë duart në kokë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Diola dhe Xhoni, në daljen e tyre të parë bashkë jashtë shtëpisë së BBV.Ata deklaruan se nuk kanë mundur të takohen fare gjatë kësaj jave, por vlerësojnë miqësinë e krijuar brenda shtëpisë së BBV dhe kanë planifikuar një fluturim bashkë.

Teksa flisnin për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së BBV, në led u shfaq momenti kur Alketi vuri duart në kokë gjatë transmetimit të kërcimit të tyre e si Diola dhe Xhoni ia plasën të qeshurës.

“Ky është një moment epik”, tha Xhonatani, ndërsa Diola pranoi se kjo ishte gjëja e parë që prindërit i kishin përmendur sapo i kishte takuar.

Aludimet për një romancë mes tyre nisi pasi “Vëllai i Madh” caktoi për të dy që të bënin një kërcim, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.

Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”– u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *