ZYRTARE | Millani njofton shefin e ri financiar të klubit, “krahu i djathtë” i CEO-s Furlani dhe ish-njeriu i Elliott

Milan ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Stefano Cocirio si shefi i ri financiar i klubit. Emërimi u konfirmua në faqen e klubit, me Cocirio që ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 2018.

Tani ai do të raportojë drejtpërdrejt te CEO Giorgio Furlani me përgjegjësinë e organizimit të sektorëve të ndryshëm. Atij do t’i kërkohet të bashkërendojë financat, administratën, thesarin, kontrollin e menaxhimit dhe zonen e investimeve te Milanit, për të forcuar strukturën në procesin e vazhdueshëm të rritjes dhe zhvillimit, duke marrë pjesë aktive në vendimet strategjike menaxheriale.

Cocirio ka një diplomë në ekonomi dhe financë nga ESCP Business School dhe një Master në Administrim Biznesi nga Shkolla e Biznesit në Harvard.

Ai e filloi karrierën e tij me firmat kryesore të investimeve dhe kapitalit privat si Credit Suisse dhe Apax Partners dhe në vitin 2015 iu bashkua Elliott Advisors.

Në vitet e fundit ai ka dhënë një kontribut në rimëkëmbjen e klubit si Associate Portfolio Manager ndërsa Elliott drejtonte Milanin, përpara se të largohej nga fondi amerikan në fund të vitit 2022.

Në vitin 2015 ai iu bashkua Elliott Advisors ku, në vitet e fundit, ai ka kontribuar ndjeshëm në rimëkëmbjen dhe rilindjen e klubit të Milan, si Associate Portfolio Manager, përpara se të largohej nga fondi amerikan në fund të 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *