Edon Zhegrova nuk e zhvilloi asnjë minutë përballë PSG-së në udhëtim, takimi të cilin Lille e humbi 4-3. Kujtojmë, Leo Messi shënoi në çastet e fundit nga gjuajtja e lirë për t’i lënë mysafirët pa pikë të fituar, përcjell Futbollikosovar.net.
Përkundër kësaj, Zhegrova, para fillimit të ndeshjes dhuronte spektakël për tifozët.Njëri prej tyre, e incizoi yllin e kombëtares duke bërë ekzibicione futbollistike, ndërsa videon e plasoi në rrjetet sociale.
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova ka bërë të ditur se shumë skuadra janë duke u interesuar për ta transferuar. Zhegrova madje theksoi se për momentin është i fokusuar te Lille, teksa shton se qëllimi i tij është të transferohet te ekipet e mëdha, njofton Klankosova.tv.
“Ka pasë shumë skuadra, qëllimi im është ekipet e mëdha. Jam i fokusuar te Lille, jam i kënaqur dhe nuk kam mendim për ndonjë ekip”, ka thënë Zhegrova në “Sports Show”, në Klan Kosova.
Edon Zhegrova ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Zhegrova i ftuar në Sports Shoë në Klan Kosova, potencoi se duhet ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën e kualifikimeve që nis në mars, njofton Klankosova.tv.
“Siç e thash 100 për qind duhet të japim prej vetes, un pe nisi prej vetes, ka ardhur koha që Kosovën ta shohim në Evropian, kjo është ëndrra ime për vitin 2023”, tha Zhegrova.