Xhevahiri i ri amerikan që befasoi MLS kur ishte 16 vjeç, Milani kontakton agjencinë e tij! Në verë mund të vijë oferta e parë

Që MLS (Major Soccer League) po bëhet dalëngadalë një kampionat interesant dhe konkurrues është evidentuar prej disa kohësh. Dhe fakti që kaq shumë kampionë të Serisë A qe kanë vendosur të kalojnë një pjese te fundit në karrierën e tyre në ligën më të mirë amerikane nuk mund të jetë rastësi.

Tani, për më tepër, talentet e futbollit amerikan kanë filluar te jene te kerkuar edhe ne Europe. Mes emrave te rinj qe dalin cdo vit dhe qe kane shpalosur talentin, i fundit prej tyre është sulmuesi Cade Cowell.

Djaloshi i datelindjes 2003 po shkëlqen në MLS dhe disa klube të Serie A dhe më gjerë kanë ndjekur gjurmët e tij, para së gjithash Milani. Djalli, sipas raporteve nga calciomercato.com, së shpejti mund të nisë një betejë në merkato me Juventusin.

Por kujdes edhe për Bayern Munichun dhe Newcastle-in e zakonshëm. Sido që të jetë, largimi i Cowell nga futbolli i Amerikës së Veriut në Evropë nuk do të jetë i lehtë.

San Jose Earthquakes janë gati të bëjnë gjithçka për ta mbajtur lojtarin edhe për të paktën një vit dhe të kenë në krah një kontratë që skadon në dhjetor të 2025. Kushdo që dëshiron do të duhet të paguaje rreth 5 mln euro dhe bonuse!

Cade Cowell qe debutoi qe 16 vjec dhe qe foto e tij me muskuj jo te zakonshem per ate moshe beri xhiron e Amerikes, monitorohet nga afër dhe tashmë ka pasur kontakte me Wasserman, një agjenci në marrëdhënie të shkëlqyera me Maldini, Massara dhe Moncada, dhe me të cilën Antonee Robinson ishte afër mbylljes.

Gjithashtu Gerry Cardinale dhe kontaktet e tij në SHBA por sidomos Puma, sponsori i tij teknik, mund ta bëjnë më të lehtë transferimin. Djaloshi do te monitorohet ne vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *