Muajt e fundit, futbolli italian ka pesuar nje tjeter njolle ku sigurisht lidhet penalizimi i Juventusit. Nëntorin e kaluar, i gjithë bordi i Juventusit dha dorëheqjen papritur.
Që atëherë, kryetari i Exor, John Elkann ka emëruar një Bord të ri Drejtues që ne mund ta përkufizojmë si një lloj qeverie kujdestare. Synimi i drejtuesve të rinj të Juventusit është të rregullojë arkat e klubit pa pasur nevojë të tërheqë injeksione të reja kapitali.
Përveç kësaj, kursi i ri i Juventusit është në kërkim të fytyrave të reja për departamentin teknik të klubit. Në veçanti, bardhezinjte po kërkojnë një drejtor sportiv të ri që mund të garantojë një skuadër konkurruese pa shpenzime të larta.
Juventus ndjek profile të ndryshme, si Cristiano Giuntoli, drejtor i Napolit, i cili megjithatë duket se është blinduar nga Aurelio De Laurentiis.
Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, megjithatë, Juve do të duket e gatshme të peshkojë në Serie A për drejtorin e ardhshëm sportiv gjithsesi. Emri që qarkullon orët e fundit është ai i Frederic Massara, menaxherit të Milanit.
Sipas asaj që thuhet nga gazeta sportive, marrëdhënia mes Massara dhe drejtuesve të rinj të kuqezinjve nuk duket pozitive sic ishte dikur me Gazidis. Pikërisht për këtë arsye ne vere edhe pse ka rinovuar, mund te kete nje reflektim te gjate qe mund ta shtyje ne divorc pasi do t’i jepej e gjithe pergjegjesia te Juventusi…
Por, te gjithe e dime se historia e Massara te Milani lidhet me nje person te vetem: Paolo Maldini! Nuk duhet nenvleresuar fakti se Massara dhe Maldini jane bashke ne fushe, jashte fushe dhe madje edhe me pushimet me familjet e tyre…