Trajneri i ekipit i befasuar nga mesfushori i Shqipërisë: E tregoi pse e sollëm këtu, bëri ndeshje të madhe

Qazim Laçi ka zhvilluar ndeshjen e parë të vërtetë me Spartën e Pragës në Çeki. Pas dëmtimit të mesfushorit Kaan Kairinen,

Laçi u aktivizua në vendin e tij dhe luajti për 62 minuta në fitoren 3-0 ndaj Jabolnec, duke dhuruar edhe një asist. Më herët mesfushori i Kombëtares kishte luajtur vetëm 2 minuta ndaj Bohemians dhe në ndeshjet miqësore.

Menjëherë pas mbylljes së takimit të djeshëm, trajneri i Spartës së Pragës, Brian Priske, mbeti i impresionuar nga performanca:

“I tregoi cilësitë që ka. E pamë edhe në një ndeshje miqësore me Nuremberg. Sot Laçi tregoi se pse e kemi sjellë këtu. Kishte shumë energji dhe intensitet. Bëri një ndeshje të madhe”, tha trajneri i çekëve.

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonist për skuadrat e tyre. Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban Sokol Cikalleshi, i cili me 2 golat e shënuar i dha fitoren Al Khaleej në sfidën me Damac dhe për këtë vlerësohet me notën 7.8.

Vendin e dytë e mban Ivan Balliu me notën 7.6. mbrojtësi i Kombëtares dha një performancë pozitive në duelin Rajo Vajekano-Sevija që u mbyll në barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *