Tomori: “Mbrojtja me tre ka rikthyer siguritë”, më pas komenti për Ibrahimovic!

Milani merr frymë. Pas një makthi pas Kupës së Botës, me një seri negative prej 5 barazime dhe dy humbje, kuqezinjtë i janë rikthyer rrugëve të fitores.

Dhe duke e bërë rregullisht sigurisht: pas fitoreve ndaj Torinos dhe Tottenhamit, arriti suksesi i tretë radhazi ndaj Monzës dhe ishte ndeshja e trete qe nuk pesonin gol duke shtuar keshtu edhe pjesen e dyte ndaj Interit behen mbi 300 minuta!

Ajo që bëri diferencën për Milanin ishte soliditeti i ri i mbrojtjes: tre pikët erdhen gjithmonë me një fitore me porten e paprekur, 1-0. Gjithashtu falë një organizimi të ri, me kuqezinjtë që javët e fundit kanë kaluar nga 4-2-3-1 klasike në një 3-5-2 më dinamike!

Fikayo Tomori foli për këtë temë. Anglezi u rikthye pas demtimit dhe menjehere u fut ne kete skeme te re duke mos hasur veshtiresi. Më poshtë janë fjalët e lëshuara nga mbrojtësi anglez në mikrofonat e SportMediaset:

“Mbrojtja me tre lojtarë ka rikthyer siguritë edhe pse konceptet mbrojtëse nuk kanë ndryshuar. Tani ne thjesht mbrohemi me një lojtar shtesë, por kur duhet të sulmojmë, e bëjmë shpejt.

Sigurisht që ndaj Monzas mund të kishim shënuar më shumë, por tre pikë dhe një portë e pastër janë shenja pozitive për momentin”. Për Ibrën dhe të ardhmen e afërt:

“Ibra është kampion, ai gjithmonë flet shume dhe ta kemi atë në krah është shumë e rëndësishme. Mendoj se jemi rikuperuar dhe sheruar: tani duhet të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të fitojmë sërish”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *