Talenti shqiptar në prova tek Schalke 04, Bajraktari: E kam pritur për vite këtë mundësi

Në muajt e fundit, futbolli kosovar është bërë cak i klubeve evropiane, pasi po transferojnë talentë të shumtë.

Futbollisti kosovar, Granit Bajraktari – i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë është aktualisht në prova tek ekipi u-23 i Schalke 04.

Ai thotë se aktualisht është në prova tek ky ekip, teksa shpreson shumë të vazhdojë karrierën në Gjermani.

“Aktualisht jam në prova tek Schalke 04 u-23, gjithçka po shkon mirë, jam duke dhuruar maksimumin dhe shpresojë se gjithçka do shkojë në mënyrën e duhur,

është një eksperiencë shumë e mirë per mua që të rritem. Si futbollist, dua ta shfrytëzojë rastin që e kam pritur për shumë kohë”, tha Bajraktari për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Bajraktari në të kaluarën ishte pjesë e Shkollës së Futbollit Kurda në Prishtinë dhe tek Llapi për pak kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *