Skuka tregon pak nga klasi i tij, i “mbyll” karrierën mbrojtësit kundërshtar me këtë driblim (video)

Xhuljano Skuka u aktivizua në minutën e 78 të takimit në ndeshjen mes Dijon dhe Metz. Trajneri Boloni ishte i zhgënjyer për paraqitjen e dobët të Metz në atë barazim 0-0.

Rasti i Skukës i krijuar në fundin e takimit ishte e vetmja mundësi e Metz për të shënuar. Sulmuesi shqiptar “i mbylli karrierën” një prej mbrojtsave të Dijon duke e nxjerrë tërësisht blof në lëvizjen e tij, por gaboi para portierit.

Skuka hyri në fushë në minutën e 78. Trajneri i Metz, Boloni, ka pasur kritika për të gjithë lojtarët, duke mos kursyer as ata të futur nga stoli.

“Përveç tre apo katër lojtarëve që luajtën si duhej në fushë, të tjerët më zhgënjyen. Performanca e përgjithshme ishte e keqe.

Është një ndeshje nga e cila mbaj mend pak. Për fat të mirë mbrojtja jonë qëndroi, na lejoi të merrnim një pikë. Mbrojtja fillon me sulmuesit. Dhe sonte, ata kanë qenë goxha anonimë.

Do ta lë mënjanë rezultatin dhe pa thënë emra, njoh një lojtar që sjell ndryshim ritmi, që sjell të panjohurën në një mënyrë të mirë për ne dhe sonte asgjë […]. Nuk funksionuan as ndryshimet e mia. Ndonjëherë ka ditë të tilla”, tha Boloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *