Pse miqtë e Kiarës nuk besojnë te lidhja e saj me Luizin? “S’ka shanse të zgjasë jashtë shtëpisë”

Historia e dashurisë së Luizit dhe Kiarës ka shkaktuar një morí komentesh nga audienca. Një pjesë e mirë e besojnë dhe mbështesin lidhjen e dyshes, ndërsa një pjesë tjerët kanë dyshimet e tyre.

Një prej këtyre të fundit është edhe gazetari Andi Vrapi, i cili teksa ishte i ftuar në puntatën e “E Diell”, shprehu mendimin e tij si një person që e njeh Kiarën nga afër.

Andi u shpreh se Luizi nuk është fare në shijet e Kiarës, mirëpo fakti që ajo qëndron 24 orë me të, e ka bërë të afeksionohet pas tij.

“Brenda shtëpisë besoj se është 70%, ndërkohë që jashtë është apo s’është 20% e besueshme si gjë. Duke e njohur Kiarën besoj që Luizi nuk është shumë i përshtatshëm për të,

për historikun e marrëdhënieve që Kiara ka patur me personazhe jashtë, kështu që mendoj që aty brenda krijohen situata për shkak të faktit që je e izoluar, je vetëm me 14 persona që i sheh natë e ditë edhe s’di nga shkon.

Kështu që normalisht nëse dikush tregon afeksion ndaj teje dhe ti detyrimisht duke ndejtur aq kohë me të do tregosh një farë”, u shpreh gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *