“Nuk mund ta besoj dot kurrë që Maldini dhe Massara nisen drejt Belgjikës për dikë pa talent duke shpenzuar 35 mln euro!”

Duke folur për Pressing, Ivan Zazzaroni i Corriere dello Sport, foli kështu për Charles De Ketelaere qe eshte nder misteret e ketij Milani dhe te merkatos kuqezi:

“Ju mund ta shihni që tani ai është i frikësuar dhe i kontraktuar. Ai dukej si një amator në Monza. Megjithatë, nuk mund të mendoj se dikush si Frederic Massara shkon ne Bruksel dhe shpenzon gjitha ato para…

Nuk mund ta mendoj dot, sepse Massara te Roma me dy qindarka gjente talente. Nese Massara ka shkuar ne Belgjike per te mbyllur nje akord, bashke me Maldini, sigurisht qe ketu nuk flasim per nje futbollist te dobet…

Charles duhet pritur, ndoshta ka ardhur te Milani në vitin e gabuar. Por ai ka cilësi, nuk mund ta digjni pas një viti, ta hiqni qe ne vere nuk do të bënte kuptim, fare”.

I pranishëm në studiot e Pressing, Riccardo Trevisani komentoi kështu vështirësitë e Charles De Ketelaere: “Për momentin ai ka nje re mbi koke e cila duket sikur i zbraz vetem shi…

Ai nuk mund të bëjë asgjë, çfarëdo që të bëjë, ndodh e kundërta. Shikoni te goli i gabuar ndaj Monza-s. Por ka edhe disa gabime nga shokët e tij. Është një moment në të cilin ai nuk mund të bëjë asgjë që dëshiron, por ta lërë të qetë sepse do të bëhet një lojtar i fortë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *