Ivan Juric është një njeri i drejtpërdrejtë, ka qenë si futbollist dhe është si trajner. Tekniku aktual i Torinos, nuk ka dashur të përdorë filtra kur u pyet për situatën e Etrit Berishës, portierit të Kombëtares Shqiptare, të cilin e ka nën urdhrat e tij në klubin italian, por që nuk e grumbullon që pas 15 janarit.
Madje “gardiani” kuqezi nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon (ka qenë i grumbulluar në 13 raste). Arsyeja është e thjeshtë: Juric preferon Vanja Milinkovic-Savic si titullar, por ka më shumë.
“Berisha e ka vështirësi të bëjë portierin e dytë: stërvitet keq dhe kjo është e dëmshme. Kush nuk stërvitet mirë, mbetet jashtë”. Siç shpjegoi trajneri i Torinos, portieri shqiptar nuk e pranoi rikthimin si portier i dytë pasi ishte protagonist në javët e fundit të sezonit të kaluar.
“Vitin e kaluar dha një kontribut të madh, por tani e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë situatë. Preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemello të bëjë të dytin”.
Nderkohe Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj është abonuar me golin në Serinë C italiane. 25-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Entelës në duelin ndaj Montevarçit që përfundoi me rezultatin e pastër 3-0.
Merkaj hapi serinë e golave në minutën e 48, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i 11-të në kampionat për sulmuesin shqiptar që është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Entelës, që kërkon ngjitjen në Serinë B.Viti 2023 duket se do të jetë viti i Merkaj, pasi deri tani ka arritur të realizojë 7 gola në vetëm 2 muaj të këtij viti kalendarik.