Pamje që të këpusin shpirtin! Tjetër tërmet i fortë në Turqi, njerëzit ulërasin me të madhe dhe ikin me vrap

Banorët e zonës së tërmetit në Turqi po përjetojnë një makth të vërtetë.Një tërmet i fuqishëm i shoqëruar nga disa pasgoditje, ka tronditur sërish tokën. Ndërkohë janë shembur banesa e pallate.

Në media po qarkullojnë disa video ku shihet sesi njerëzit, ende pa marrë veten nga tërmetet e para janë tronditur nga dy lëkundje të njëpasnjëshme të tokës.

Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.

Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë.

Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *