Eros Grezda ndryshon sërish ekip, ja ku ka firmosur së fundmi

Eros Grezda prej janarit të këtij viti ishte një lojtar pa kontratë pasi ndau rugët me turqit e Manisa. Sulmuesi i Kombëtares u kërkua edhe nga Partizani të cilët donin një yll për të zëvëndësuar Xhulio Skukën por palët më pas nuk ranë dakord për të arritur një marrëveshje.

Anësori ka synim parësor të vazhdojë karrierën jashtë dhe ja ka arritur. Ditën e djeshme, 27-vjeçari ishte i pranishëm në Hungari duke ndjekur ndeshjen e Zalaegerszeg, ekip me të cilin ka luajtur më para dy sezonesh.

Grezda ka qenë në praninë e të fejuarës së tij teksa kanë ndarë foto në rrjete sociale duke zyrtarizuar vetë aventurën e rradhës. Zalaegerszeg gjendet në vendin e shtatë në elitën e kampionatit hungarez.

Eros Grezda ka mbetur thjesht një kujtim për kombëtaren shqiptare pasi performanca e tij me shumë ulje dhe ngritje bëri që trajneri Edi Reja mos ta grumbullonte më. Teksa në fushë nuk duket se po kalon ditët e tij më të mira, jashtë saj futbollisti po shkëlqen.

Ai ishte në qendër të vëmendjes së medieve rozë për romancën me Oriola Marashin. Ndërsa tashmë sulmuesi nuk fshihet më, por ka treguar partneren e re, Ajsel Abazi.

Nëse në fushë ka harruar të shënojë, jashtë saj duket se po realizon me “roveshata”… Gjithsesi urojmë që aventura e re ta risjellë në formën e dikurshme, gjë që duket shumë e vështirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *