Divock Origi dhe statistikat zhgënjyese deri tani! Por për Sadio Mane është më i miri që ka luajtur ndonjëherë

Stefano Pioli ka mbetur me një tjetër enigmë për të zgjidhur pasi Divock Origi vazhdon të zhgënjejë, sipas një raporti. La Gazzetta dello Sport kujton se si Origi bëri vetëm një pasim të suksesshëm gjatë 63 minutave të tij në fushë kundër Monza të shtunën, me një përqindje saktesie prej 25%.

Asnjë lojtar me të paktën 60 minuta në fushë në Serie A nuk ka bërë më keq se kaq. Ai dhe bashkatdhetari i tij Charles De Ketelaere vazhdojnë të hasin veshtiresi në një javë në të cilën Milani u rikuperua, përzuri fantazmat dhe fitoi tre ndeshje.

Origi u bashkua në verë si një transferim i lirë pas disa sezoneve në Liverpool duke qenë vendimtar në derbin ndaj Evertonit dhe në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve, por Milani ende nuk ka pare ato cilesi…

Origi kushton 4 milionë euro neto në vit rroge, ka dy gola dhe ka startuar vetëm gjashtë ndeshje titullar nga 21, ku tetë prej tyre mungojnë për shkak të dëmtimit.

Ai mbërriti te Milani i dëmtuar, nuk mori pjesë në përgatitjen e verës për shkak të problemeve fizike dhe tani shikon pas të gjithëve, me Piolin që përpiqet ta riktheje ne shkelqim…

Sadio Mané, sulmuesi i Bayern Munichut pasi kaloi sezone të shkëlqyera në Liverpool, u shpreh në 1teamsports në TikTok për sulmuesin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjehere dhe pikerisht ishte sulmuesi kuqezi: “Sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur është Divock Origi, finalizues i mrekullueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *