Milani eshte duke pare me vemendje per merkaton e veres dhe duhet te beje disa llogari, mes tyre Brahim Diaz, duke qene se huazimi 2 vjecar skadon ne qershor.
FIFA ka penguar kete operacion ne vitet ne vazhdim dhe ndaj nuk do te jete me e mundur qe te kete nje huazim me shume se 1 vit. Plus, Diaz kerkon qe ne moshen qe eshte tashme te dije te ardhmen e tij.
Milani ka mundesine e blerjes per 22 mln euro dhe Real Madrid per 27 mln euro mund te beje kunderblerjen. Nderkohe, spanjolli duhet te rinovoje se shpejti deri ne vitin 2027 me Blancos duke pasur edhe rritje rroge.
Megjithate, ka shume interesime per Diaz. Milani do te donte te ulte cmimin e kartonit ne 15 mln euro maksimumi, dicka per te cilen Reali ende seshte dakord. Keshtu, ka ekipe te tjera te interesuara.
Juventusi po shqyrton mundësinë e përforcimit të skuadrës së tyre për verën. Sipas Calciomercatoweb, klubi torinez është i interesuar për mesfushorin sulmues Braim Diaz.
Brahim Diaz aktualisht luan për Milan. Sipas burimit, kuqezinjtë nuk do ta blejnë spanjollin 23-vjeçar nga Real Madrid dhe Juventus pret të përfitojë nga kjo.
Ekspertët e portalit autoritar transfermarkt vlerësojnë 20 milionë euro Brahim Diaz. Në sezonin 2022/2023, spanjolli luajti 27 ndeshje për Milanin. Në to, futbollisti shënoi pesë gola dhe dy asistime.