Asistimi i paparë ndonjëherë i talentit grek që magjepsi Milanin dhe Maldinin (VIDEO)

Deri pak ditë më parë askush nuk e njihte, por duke qenë se emri i tij lidhej me Milanin, tifozët janë përpjekur të lexojnë për talentin e Giannis Konstantelias.

Është një yll i ri i futbollit grek. Futbollisit i lindur ne Volos, datelindja e vitit 2003 po shfaqet në Superligën 1, me fanellën e Paok Selanikut. Ai është një mesfushor sulmues që luan pas sulmuesit, siç bëri edhe ndaj Aek Athines ne sfiden e fundit…

Ndeshja ndaj kryeqytetasve u fitua nga Paok falë golave ​​të Narey dhe Koulierakis por edhe Konstantelias kishte gisht, ose me sakte, kembe. Një pasim fitues që tashmë është e pamundur të imagjinohet e jo me te behet…

Talenti grek, siç duket qartë edhe nga pamjet, arrin t’i shërbejë shokun e ekipit te tij pavarësisht se është në tokë me duart e mbështetura në fushën e lojës.

Në pak momente Koulierakis driblon, godet topin me gjoks dhe me këmbën e djathtë shërben asistin për Narey. Një goditje e vërtetë gjenialiteti për grekun shumë të ri, të cilin Milani – sipas thashethemeve të fundit – do të ishte gati ta blinte.

Tashmë do të kishte pasur kontakte mes agjentit te lojtarit dhe Paolo Maldinit. Një marrëveshje me vlerë rreth 10 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e Strasburg, Sevilla dhe Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *