San Siro kthehet shqetësim për Milan dhe Inter! Trajneri Inzaghi ngre zërin, por duhet pritur një datë…

“Fusha kaq e shëmtuar dhe jo e rregullt na shqetëson padiskutim”. Kështu trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka ngritur alarmin për kushtet e terrenit të San Siros, i intervistuar nga DAZN pas fitores së mbrëmshme ndaj Udineses.

“Klubi donte ta rregullonte atë menjëherë, por nuk ka kohë teknike sepse ne dhe Milani luajmë çdo 3 ditë. Shpresojmë që me mot të mirë do të përmirësohet sepse ne dhe Milanit na duhet pasi luajme ndeshje te rendesishme”, shtoi trajneri zikalter.

Në fakt, gjendja e fushës së San Siros eshte përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit. Gjithashtu për shkak se pesha për sa i përket numrit të ndeshjeve të luajtura ishte e lartë për katerkendorin e gjelber, padyshim një nga disavantazhet lidhej me faktin se dy skuadra luajnë në të njëjtin stadium.

Në fakt, që nga rifillimi i kampionatit më 4 janar, Interi dhe Milani kanë luajtur gjithsej 12 ndeshje në harkun kohor prej 45 ditësh në San Siro ndërmjet Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, praktikisht një në tre ditë për një muaj e gjysmë me radhë.

KALENDARI: 4 janar: Inter-Napoli (Seria A) 8 janar: Milan-Roma (Seria A) 10 janar: Inter-Parma (Kupa e Italisë) 11 janar: Milan-Torino (Coppa Italia) 14 janar: Inter-Verona (Seria A) 23 janar: Inter-Empoli (Seria A) 29 janar: Milan-Sassuolo (Seria A) 31 janar: Inter-Atalanta (Seria A) 5 shkurt: Inter-Milan (Seria A) 10 shkurt: Milano-Torino (Seria A) 14 shkurt: Milan-Tottenham (Champions League) 18 shkurt: Inter-Udinese (Seria A)

Një seri ndeshjesh që padyshim do të vazhdojë në javët e ardhshme, edhe pse do të jetë kalendarii që Milani dhe Interi do të luajnë jashtë ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, si dhe fakti që Kupa e Italisë do të rikthehet në prilli dhe keshtu do të reduktojë angazhimet në San Siro deri në pushimin ndërkombëtar në fund të marsit.

Në fakt, do të ketë pesë ndeshje në San Siro në 25 ditët e ardhshme: 22 shkurt: Inter-Porto (Liga e Kampionëve) 26 shkurt: Milan-Atalanta (Seria A) 5 mars: Inter-Lecce (Seria A) 13 mars: Milan-Salernitana (Seria A) 19 mars: Inter-Juventus (Seria A)

Pas ndeshjes mes zikaltërve dhe bardhezinjve do të ketë pushim për kombëtaret, kur do të kishte kohë e pershtatshme për një ndërhyrje të re në fushën e San Siros dhe per ta rregulluar terrenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *