Nuk ka dalë ende në fushë, as një minutë, as edhe një sekonde të ndeshjes. Nga Sassuolo-Milan, ndeshja që 22 majin e kaluar u dha kuqezinjve trengjyrëshin e nëntëmbëdhjetë në gjoks, Zlatan Ibrahimovic ka parë vetëm si spektator ndeshjet e bashkëlojtarëve të tij.
Ai vuajti për ta, vuajti me ta, u largua pak në pushimin e Botërorit dhe u kthye në Milanello gati për te marre ne dore freret e gjithckaje dhe per te ndryshuar serish, per te treten here, “mentalitetin”…
Pasi Milani zbriti në ferr, i mbytur nga barazimi 2-2 i Romës në fotofinishin e 8 janarit të kaluar, i eliminuar në Kupën e Italisë nga Torino, i goditur me shuplakë nga Lecce dhe më pas i anuluar nga Interi dhe Lazio, Ibra mori përsëri fronin dhe udhëheqjen e tij te padiskutueshme te Milani “i semure”…
Me Zlatanin përsëri të pranishëm, Djalli u kthye për të marrë frymë perseris. Mund të jetë një rastësi. Ndoshta po, ndoshta jo. Stefano Pioli do të kishte dashur t’i jepte disa minuta dje në Monza, por per menyren si shkoi ndeshja i duhej me shume faza mbrojtese….
Më mirë Olivier Giroud, pak i lodhur për Ligën e Kampionëve, por me ritëm dhe minuta në këmbë, sesa kampioni suedez që nuk e ka parë fushën për nëntë muaj të gjatë dhe rrezikonte demtim…
Do të vijë edhe koha e Zlatanit, ndoshta të dielën në San Siro në pjesën e dytë kundër Atalantës. Megjithatë, meqenëse Ibra ka qenë sërish në stol dhe stërvitet në grup, Milani – mund të jetë një rastësi (nuk mendojmë) – ka filluar të kthehet sërish. Së pari në kokë dhe mentalitet, pastaj skema dhe impenjim!