Në janar ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi bëri një hap plus në karrierën e tij, duke u transferuar në Rumani te klubi i CFR Cluj, me të cilin ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në kampionat.
Megjithatë sfida ku 24-vjeçari spikati ishte në Conference League kundër Lazios, që u mbyll me fitoren 1-0 të italianëve.
Sipas raportimeve nga mediet italiane interes për kosovarin kanë shfaqur Sassuolo, Udinese, Genoa, Fiorentina dhe Mallorca.
Me një interes të tillë në drejtim të sulmuesit me siguri pritet që Cluj ta çojë të paktën një milionë euro vlerën e kartonit të Krasniqit, duke ditur që kanë kontratë deri në 2026-ën me të, duke bërë që gara mes klubeve në fjalë të jetë e fortë.
Cluj përmes një komunikate zyrtare njoftoi transferimin e Krasniqit, mirëpo duke mos dhënë detaje për kontratën e nënshkruar.
“Mirë se vjen Ermal Krasniqi. Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, kundërshtari ynë në grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Ermal Krasniqi”.
“24-vjeçari me tipare ofensive është përfshirë në tre vite e gjysmë te Ballkani, skuadër ku ka bërë 105 paraqitje. Duke mbajtur fanellën e kampionit të Kosovës, Kransiqi ka shënuar 39 gola dhe dhuruar 17 asistime”.
“Përmirësimi i mirë në sezonet e fundit ka bërë që të fitojë përfaqësimin e Kosovës në nëntorin e vitit 2022, ku mesfushori u shfaq për herë të parë”.”Ne i urojmë mirëseardhje te Gruia dhe shumë suksese te CFR Cluj”, shkroi klubi.