GDS | Pioli qepi kostumin e ri, Milani po rimëson të vuajë. Ka mbetur hapi i dytë

Fitorja e tretë radhazi me “corto muso” sic do te thoshte Massimiliano Allegri (pra vetem duke futur pak hunden si kuajt ne gara e hipizimit) ka rritur entuziazmin te Milani dhe ka ardhur ne momentin më të vështirë, ku mbrojtja kishte te çara nga të gjitha anët, poe Stefano Pioli e vendosi skuadrën në fushë ndryshe…

Një tjetër 1-0 erdhi ndaj Monzës, edhe pak me më shume vuajtje sepse rezultati mbeti në ekuilibër deri në fund. Tani për tani, shkruan Gazzetta dello Sport, çmimi për t’u paguar eshte i duhuri, ku kuqezinjtë duhej të gjenin një ekuilibër mbrojtës për të mos pesuar ato tronditje psikologjike.

Kuqezinjtë, duke humbur golin e dytë në disa raste – Di Gregorio ishte i zoti për tu pergjigjur gjithmonë gati -, ia lanë topin Monzas, e cila ishte më kompakte dhe i mbante linjat afër. Kështu Palladino e vuri Milanin në vështirësi: ndryshimi, megjithatë, u bë nga interpretuesit.

Nëse diferencat në vlerat individuale janë të shënuara, është e vështirë që loja t’i kompensojë ato, shkruan Gazzetta. Duke përmbledhur, Thiaw po përshtatet mirë në këtë modul të ri dhe në mbrojtjen qendrore, mes Kalulu dhe Tomori, përsëri në formacionin fillestar pas më shumë se 20 ditësh.

Me mbrojtësin gjerman, Milani ka dalë sërish nga humnera në të cilën kishte rënë. Hapi tjetër do të jetë të bëhet nje fitore si ajo e djeshmja më pak e lodhshme, ndaj një Monza të projektuar shumë mirë nga Palladino.

Por per ta pare kete do te duhet te kthehend dy regjizorë. Ai ne porte qe eshte nje mbrojtes i shtuar (Maignan,, edhe pse Tatarusanu po ben mire) dhe ai ne mesfushe (Bennacer)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *