Ermal Krasniqi lë në pritje ftesën e Kosovës pasi po pret një thirrje nga Shqipëria?

Ermal Krasniqi është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më të talentuar dhe më në formë të momentit, gjë që po e tregon te Cluj.

Forma e tij nuk ka kaluar pa rënë në sy të disa ekipeve të njohura që luajnë në Serie A dhe Mallorcës që luan në La Liga, por për këtë është ende shpejt të flasim.

Nga brume pranë lojtarit mësojmë se Kosova i ka dërguar ftesë Krasniqit për ndeshjet e marsit, por ai e ka lënë pezull, pasi po pret ftesën e Shqiëprisë.

Dëshira e madhe e lojtarit është të përfaqësojë Shqipërinë dhe në rast të një thirrje nga Sylvinho, ai do i përgjigjej direkt pozitivisht.

Ermal Krasniqi ishte një prej elementeve që ka shkëlqyer me Ilir Dajën te Ballkani. Sulmuesi 24-vjeç do të bënte hapin e madh për të kaluar te Cluj në Rumani.

Menjëherë debutoi me gol ndaj Constanta në kampionat dhe siguroi vendin e titullarit.Ai është ftuar vetëm në një miqësore nga Kosova, por nuk ka debutuar ende në ndeshje zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *