Befasia e madhe: debutimi i Bakayoko, askush nuk e besonte kur pa tabelën elektronike por Pioli shpjegon qartë idenë!

Në janar emri i tij mbushi faqet e gazetave dhe faqeve të internetit: dhe është normale, kjo edhe sepse nuk ishte parë në fushë që nga 15 maji 2022, që nga ndeshja ne San Siro kundër Atalantës, e cila ishte shumë e rëndësishme për të fituar Scudetto-n…

Deri pak javë më parë, Tiémoué Bakayoko ishte teprice e Milanit: ka pak dyshime për këtë, aq sa emri i tij u lidh fillimisht me Cremonese në Serinë A, me një marrëveshje që më pas u zhduk në orët e fundit të transferimit të dimrit… Më pas Lyon dhe në Adana Demirspor.

Keto u ndoqen nga vera e trazuar me shume refuzime! U mendua dhe prishja e kontrates por nuk ndodhi. Megjithatë, ne Monza erdhi befasia e madhe. Mesfushori francez i lindur në 1994, i huazuar nga Chelsea deri ne qershor, hoqi tuten dhe pasi beri nxehjen u fut ne fushe.

Ai zuri vendin e Rade Krunic pikerisht kur te gjithe prisnin qe te luante ose Pobega ose Vranckx. Eshte minuta e 82 dhe hyrja e francezit duket si nje shaka por nuk eshte keshtu.

Mesfushori francez qe eshte stervitur me profesionalizem gjate gjithe kesaj kohe dhe kamerat e kane kapur gjithmone ne stol me shoket e ekipit dhe ne cdo udhetim brenda apo jashte, rigjeti fushen!

Paraqitja e tij mbetet një paradoks: ai nuk kishte luajtur që nga 15 maji, 279 ditë, dhe ai është rikthyer ta bëjë këtë pas shumë thashethemeve në treg që dukej se e shihnin atë një hap larg lamtumirës me Milanin…

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, megjithate nuk do t’ia dije se cfare mendojne tifozet ose opinioni perreth: “Pse aktivizova? Edhe pse ishte debutimi per kete sezon, Bakayoko eshte një lojtar ekspert.

Na jep fizik te madh ne mesin e fushes por sidomos pashe se goditjet e kendit te vazhdueshme te Monza mund te krijonin rreziqe dhe me strukturen e tij mund te ishte i dobishem. Sepse, te ky Milan te gjithe jane te dobishem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *