Ai i shpreh pëlqimin, Tea i shpreh pëlqimin Luizit por e ka edhe një përgjigje për Enin

Tea Trifoni i ka lënë vetes të gjitha mundësitë e hapura për dashurinë. Pasi deklaroi se për Luizin ka pasur një pëlqim brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, tani shpreh hapur simpatinë për një tjetër ish-konkurrent. Tea pranoi se ka pëlqim për Enin, e se nuk do e refuzonte për të pirë një kafe të dytë, pasi të parën e kanë konsumuar.

Kjo deklaratë u bë sot në ‘E diell’, aty ku Tea ishte e ftuar në disa rubrika. Nevila: Eni ka shprehur pëlqim për ty dhe dëshirë për të të njohur. Ktheji përgjigje publikisht.

Tea: Këtë përgjigje ta kthej për njerëzit që na shohin se Enit ia kam thënë. E kemi pirë kafen. Mund të pijmë dhe një kafe tjetër Eni, patjetër. Një kafe miqësore.Nevila: Po e refuzon? Tea: Është goxha djalë. Nevila: Një pëlqim ka? Tea: Po, po

Gjatë qëndrimit të shkurtër të Enit në shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. E pas daljes, ai deklaroi në intervista se do priste Tean jashtë që ajo të dilte dhe të njiheshin.Sesi do vijojë historia e tyre, na mbetet të presim.

Tea Trifoni pranoi atë që të gjithë e kishim kuptuar, pëlqimin e saj për Luiz Ejllin. U desh të eleminohej nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’,

të kalonin disa ditë, e më pas të pranonte se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.

Më pëlqente shumë’- tha sot Tea teksa ishte e ftuar në një nga rubrikat e ‘E Diell’. Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *