Skuadra e Augsburgut arriti një fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 21-të në Bundesliga, pasi mposhti minimalisht 1 me 0 ekipin e Hoffenheim.
Dy shqiptarë ishin duke luajtur për dy skuadrat gjatë këtij takimi. Bëhet fjalë për Mergim Berishën (te Augsburg) dhe Fisnik Asllani (te Hoffenheim).
Pas ndeshjes, kjo dyshe është ndalur në dhomat e zhveshjes dhe kanë biseduar. Përveç kësaj, ata kanë shkëmbyer fanellat me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që të dy lojtraët janë duke pritur ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndërkohë kanë oferta nga Kosova dhe Shqipëria.
Berisha, 24 vjeç, ka qenë synim i kamotshëm i Kosovës por ai nuk ka pranuar deri më sot të jetë pjesë e ekipit kombëtar verdhekaltër, duke pritur gjithmonë thirrjen e Kombëtares së Gjermanisë.
Ai ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 – duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar – por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.