Teuta pret Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Durrsakët vijnë në këtë përballje pas barazimit me Erzenin ndërsa verilindorët pas fitores ndaj Kastriotit.
Trajnerët Martini dhe Hallaçi kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë një 3-pikësh shumë të rëndësishëm që do të ndryshojë renditjen në tabelë.
25’ GOOOL TEUTA 1-0! Gruda shënon një supergol me parabolë, duke lënë të shtangur portierin Tafas dhe të gjithë lojtarët.
41’ Daci ngre këmbën dhe dëmton Mbarak në zonë, ka 11 metërsh për Kukësin. 40’ Protestë nga Barbosa, ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri.
39’ Gj.Taipi kroson drejt zonës, por Kotobelli ndërhyn saktë dhe e largon topin me kokë. 35’ Shkakton faull ndaj Markut, Mbarak ndëshkohet me karton të verdhë.
31’ Gj.Taipi provon nga goditja e dënimit, por Albion Marku e largon topin nga zona. 22’ Ndreca godet në mënyrë potente nga distanca, por shtylla i mohon golin e sigurtë.