Nuk përmbahet Olta, ia thotë në sy: Po bëhesh i rrezikshëm, dua të heq sa më parë nga shtëpia

Teksa po bisedonte me Nitën, Dean dhe Kristin, Olta zbuloi se nëse do i jepej mundësia me zarfin e kuq për të hequr një banor nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është pikërisht Kristi.

Sipas aktores së njohur, ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta heqë që tani. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë për të larguar dhe Olta i përgjigjet se ‘do u vijë radha’.

Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani. Kristi: Unë i rrezikshëm? Olta: Patjetër që për mua! Olta: Je lojtar shumë i fortë.

Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu! Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra! Kristi: Po ka të tjerë! Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi

Si fituese e garës së djeshme, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq për Oltën. Olta, Kristi dhe Maestro po spekulojnë se çfarë mund të ketë përmbajtja e zarfit.

Kristi shprehet se përmbajtja e zarfit të kuq, i jep Oltës një avantazh shumë të madh për lojën. Maestro i tha asaj të “këpusë perin” atje ku duhet.

Olta shprehet se nëse përmbajtja e zarfit të kuq do të jetë si e dy zarfave të mëparshëm, ajo do të fusë Kristin në një nominim 3-sh. Kështu ajo nuk do të përdor Luizin si lojtar të fortë, për të larguar atë që ajo do, por Kristin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *