“Nuk ishim mësuar ashtu” Krunic aprovon “ndryshimet” e Milanit!

Ndeshje pozitive sidomos ne rezultat dhe mbrojtje nga Milani. Rade Krunic serish titullar perkrah Sandro Tonalit ne mungese te Bennacer. Boshnjaku luajti një ndeshje shumë të rregullt. Duket se është roli i tij ideal me këtë modul dhe po e tregon.

Pas ndeshjes ai foli me mikrofonat e DAZN. “Pas dy rezultateve të dobishme radhazi ne donim ta mbyllnim javën në mënyrën më të mirë të mundshme. Perballe ishte një kundërshtar i vështirë, por ne luajtëm mirë dhe për fat fituam.

Kemi vënë shumë aplikim ne lojen tone. Janë të pakta ndeshjet në Serinë A ku nuk vuajmë, na pëlqen të luftojmë dhe për një rezultat pozitiv duhet të vuash ne keto situata.

“Mospesimi i golave? Meqë ndryshuam diçka, e kishim në mendje. Nuk ishim mësuar të vuanim aq shumë por sidomos Milani i Piolit nuk pesonte kurre aq shume gola!

Menduam se ku të përmirësoheshim dhe çfarë të punonim dhe arritëm të bënim diçka të funksiononte nëse merrnim këto fitore. Roli? Ndihem mirë: nga ndeshja me Interin e luaj atë rol. Trajneri na kërkon të prekim shumë topa dhe ne përpiqemi të bëjmë sa më pak gabime.

PËR PROBLEMET E KALUARA – “Momenti i vështirë? Me këtë fitore e mbyllëm një javë të përsosur. Tani le ta lëmë pas atë periudhë të keqe në të kaluarën dhe të shohim përpara “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *