Milani duket se ka lënë pas krizën. Kuqezinjtë kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A duke mundur 0-1 Monzën. Sa i përket ndeshjes, goli i vetëm u realizua nga i riu Messias në minutën e 31′. Kjo fitore e ngjit skuadrën e Piolit në vendin e 2 me 44 pikë. Notat e ndeshjes sipas Milannews…
Tatarusanu 7: Dy pritje të rëndësishme që mbrojnë portën e kuqezinjve në fillim të ndeshjes. Ai është i pranishëm, aktiv si me topin në këmbë ashtu edhe në dalje. Me fat te shtylla e Ciurria, me topin që përplaset në shpinë dhe thember duke dale shtylle dhe goditje kendi.
Kalulu 6.5: veçanërisht në pjesën e parë, konfirmoi rritjen e tij. Kufizon Caprari dhe Dany Mota kur kalojnë nëpër zonën e tij. Në pjesën e dytë ai luan shumë pozicional dhe me inteligjencë.
Tomori 7: Me ne fund i pranishem sic nuk ndodhte prej kohesh. Ai anulon Petagna dhe shpesh shkon përpara, madje edhe duke iu afruar golit. I çmuar në ngritjen e murit kur Monza ngre topat në fund te ndeshjes.
Thiaw 7: Mbrojtesi gjerman paraqet një tjetër provë të substancës së madhe. I patejkalueshëm fizikisht, edhe në sulm shfaqet në këndore, duke goditur pa saktësi një kënd në pjesën e parë. Personalitet dhe fizik te jashtezakonshem.
Messias 7: Goditja e tij e papritur përkul dorën e Di Gregorio dhe i jep Milanit tre pikë themelore. Fillimisht ai luan me zell në rreze të plotë, duke u aplikuar në dy faza. (nga minuta e 64-të Saelemaekers 6: veçanërisht në pjesën e fundit të ndeshjes, ai ndoti disa krosime nga zona e tij).
Krunic 6.5: Punë me substancë të madhe nga Rade në mes të fushës, ku fiton shumë duele dhe pastron disa topa të pista. I dobishem, si gjithmonë. (nga 83′ Bakayoko pa note)
Tonali 6.5: Eshtë i lodhur fizikisht, mund te dallohet, por ai nuk heq asnjë centimetër edhe kur e shtypin dy lojtare. Ka ende fryme ne fund me goditje qe çon në pritje të bukur te Di Gregorio nga e cila më pas lind aksioni i golit i dështuar nga De Ketelaere.
Theo Hernandez 6: Goli i humbur në pjesën e dytë eshte dhurate. Fizikisht është mirë dhe sa here qe del perpara eshte nje rrezik ne krosimet e tij te bukura.
Brahim Diaz 6: Has me shume veshtiresi se zakonisht por edhe ne daljet e aksioneve eshte i rrezikshem. Di Gregorio ia mohon golin në pjesën e parë. (nga 64′ De Ketelaere 5.5: nuk mund të flasim më për keqmenaxhimin e tij nga Pioli. Për të dytën ndeshje radhazi ai ka mundësi të shënojë dhe dështon.
Si në ndeshjen e parë, gjithmonë kundër Monza, ka një top 2 metra larg portës që duhet të ishte hedhur brenda. Por ai nuk mund ta bëjë këtë. Dhe është një problem!).
Leao 6: këmba e tij e djathtë puth shtyllën e jashtme dhe me të drejtë shikon lart qiellin i merzitur. Kur ka hapësirë, vë në provë mbrojtjen e Monzës. Gjithashtu i dobishëm kur kthehet. (që nga 79′ Rebic pa note)
Origi 5.5: lëkundet në mesfushën sulmuese, pa konkretizuar. Në ndeshjen e parë ai kishte shënuar, këtë herë nuk goditi as në portë. (nga minuta e 64-të Giroud 6: hyn me ekipin e lodhur dhe përpiqet të mbajë topin lart).
Pioli 6.5: e treta ndeshje pa pesuar radhazi, skuadra jep ndjesinë se ka rizbuluar qëndrueshmërinë dhe mbi të gjitha duke luftuar. E vetmja pikepyetje që mbetet është pse Bakayoko dhe jo Vranckx…