Vedat Muriqi është protagonist si gjithnjë tek Mallorca, madje sulmuesi i Kosovës e gjen mënyrën për t’u bërë vendimtar edhe në momentin që nuk shënon vetë.
Në ndeshjen që Mallorca po luan në shtëpi ndaj Villareal, Muriqi rikuperoi topin nga portieri kundërshtari dhe pasi hyri në zonë pasoi për Kadeëere që nuk gaboi dhe shënoi për t’i dhënë avantazhin.
Ky ishte asisti i dytë për Muqirin në këtë sezon, teksa “Pirati” numëron edhe tetë gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.SHIH GOLIN
Vedat Muriqi nuk levizi nga Spanja ne kete merkato dimri edhe pse disa oferta shkuan te Mallorca qe bllokoi kete transferim, duke ditur edhe deshiren e futbollistit per te mbyllur sezonin ne ishulll…
Muriqi eshte duke bere nje super sezon mes golave te shenuar deri tani ne te gjitha kompeticionet. Sulmuesi prizrenas ka shenuar 9 gola mes kampionatit (8) dhe Kupes (1) duke dhene edhe dy asist.
Sipas asaj qe ka mesuar Albania Team, dy ditet e fundit ne Spanje ka shkuar edhe nje interesim i Southampton por eshte kthyer mbrapsht oferta prej 20 mln eurosh bashke me bonuse.
Mallorca ka kerkuar te paguhet klauzola prej 50 mln eurosh per ta lene te lire ne kete moment ndaj anglezet jane kthyer mbrapsht. Southampton keshtu ka gjetur sulmuesin duke shkuar te plani “B”, Paul Onuachu.
Genk, pronar i kartonit të tij, pranoi ofertën e cila do të arrinte deri në 20 milionë me bonuse. Nigeriani 29-vjeçar është golashënuesi më i mirë aktual në Pro Ligën Belgjike me 16 gola të shënuar në 19 ndeshje.
Para se të largohej nga Belgjika, lojtari tha: “Ky është një moment emocionues. Nuk mund ta humbisja këtë mundësi, si fëmijë ëndërroja të luaja një ditë në Premier League.”