Muriqi, çfarë lojtari që është! Pas asistit, vjen dhe goli për “Piratin” (video)

Vedat Muriqi ka shënuar gol ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga. Muriqi shënoi një gol të bukur për rezultatin 4 me 2 në minutën e 64’të pas një asisti fantastik nga Raillo. VIDEO E GOLIThttps://streamin.me/v/30bb24bf

Trigueros humb toruan. Mesfushori 31-vjeçar i Villarealit i ka dhënë një grusht të pastër mesfushorit të Mallorcës, Daniel Rodriguez.

Gjithçka ndodhi në minutën e 21-të të ndeshjes, me Trigueros, që pasi pasoi topin, u kthye për t’i dhënë një grusht kundërshtarit.SHIH VIDEON

Nuk kishte dyshime për arbitrin, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq mesfushorit. Villareali mbeti kështu me 10 futbollistë, duke komplikuar ndeshjen.

Kujtojmë që vetëm një minutë para grushtit të Trigueros, Muriqi asistoi për Kadewere, i cili shënoi golin e avantazhit për Mallorcën.

Ky ishte asisti i dytë për Muqirin në këtë sezon, teksa “Pirati” numëron edhe 9 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *