Milan, vëmendje te kartonët: 4 rrezikojnë sfidën ndaj Atalanta-s

Sot në orën 18:00, Milani do të angazhohet në Monza për javen e 23-të të Serisë A. Me shumë mundësi do ta bëjë këtë duke vazhduar skemen e ndeshjeve fundit, pra me një formacion të ri taktik por me intepretues te tjere…

Pavarësisht mungesave të ndryshme (Maignan, Bennacer dhe Calabria mbi të gjitha), Stefano Pioli besoi në 3-4-1-2 për dy ndeshje që më pas panë kuqezinjtë të fitonin. Në pritje të zbulimit nëse do të arrijë të rikuperojë dikë, megjithatë, Milani duhet të jetë i kujdesshëm për të mos humbur elementë të tjerë.

Në mënyrë të veçantë, janë 4 nga të ftuarit ne kete sfide qe ne rast kartoni do te skualifikoheshin ne ndeshjen vijuese pas Monza-Milan: por flasim per Kjaer, Leao, Giroud dhe Rebic.

Duke pare formacionin e mundshem vetëm njëri prej këtyre lojtarëve duhet të nisë nga minuta e parë ndeshjen: Rafael Leao. Në çdo rast, duke përjashtuar Calabria qe nuk eshte ftuar, edhe tre të tjerët mund të aktivizohen gjate ndeshjes dhe do të duhet të jenë të kujdesshëm të përmbahen për të mos rrezikuar sanksione disiplinore.

Një karton i vetëm i verdhë do të kushtonte skualifikimin për Milan-Atalanta të dielën e 26 shkurtit (20:45). Një sfidë e cila, duke anashkaluar objektivin e Scudetto-s, bëhet thelbësore në drejtim të kualifikimit në Champions League të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *