Partizani dhe Erzeni luajnë sot një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, për të përcaktuar vijimësinë e tyre në këtë kampionat.
Të dy ekipet e shohin veten në luftë në pozicione të përafërta në renditje, me të kuqtë të cilët në fakt shohin që të bashkohen me Tiranën që mban vendit e parë në klasifikim. Ndërsa shijakasit duan që të afrohen pikërisht me grupin e ekipeve që luftojnë për vendin e parë, ndonëse objektivat e kësaj skuadre në nisje të sezonit kanë qenë krejtësisht të ndryshme.
45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 për Partizanin pjesa e parë e ndeshjes. 45’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Rrapaj pas një goditje dënimi spektakolare.
3’ I kuq për Maget. Pas një faulli në mesfushë, ai godet me takë Kadriun dhe Alla jep faull. Më pas gjyqtari ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet, ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Partizanit.
18’ Rrapaj dhe Matondo mundohen që të nisin harkime në zonë nga e djathta duke ëvnë në vështirësi mbrojtjen e shijakasve.15’ Mba i vetëm në zonë në të djathtën, ia del që të fitojë një goditje këndi duke përplasur topin te mbrojtësit.
11’ Partizani mundohet të qarkullojë topin në këto minuta, për të gjetur hapësira që të rrezikojë. Por Erzeni fiton shumë shpejt sferën pa i lejuat të kuqtë të afrohen në zonë.
9’ Sakrifikohet menjëherë Selmani, duke i lënë vendin në fushë Zunës. Trajneri i Partizanit detyrohet që të lëvizë në rreshtim për të siguruar që nuk do të humbasë mesfushën ndaj shijakasve.
7’ Alan ndëshkohet për një faull në mesfushë, duke marrë menjëherë të verdhin e parë për shijakasit.5’ Kolela, pas protestave ndaj gjyqtarit për vendimin, riorienton skuadrën, duke i kërkuar që të bëjë presing dhe të mos tërhiqet.