Tjeter paraqitje e mire e Malick Thiaw, qe ka nisur te behet bindes dhe sidomos te tregoje se talenti nuk i mungon per t’u rritur edhe me shume duke qene ende 21 vjec…
Megjithate, kritikat per Piolin qe e ka “zbuluar” vone kane qene te shumta. Gazetari Mauro Suma ka reaguar ashper mbi keto kritika. “Nuk mund të mos buzëqesh përballë vërejtjes së shumëkujt për faktin se Stefano Pioli futi vonë Malick Thiaw…
E bukura eshte se ata qe jane jashte Milanellos dine me shume me ate qe ndodh brenda. Sot thone pse Thiaw ska luajtur, por harrojne se ky futbollist qe shihni sot ne fushe eshte produkt i punes se perditshme te Piolit per t’i bere te kuptoje mekanizmat. E njejta gje ndodhi me Kalulu.
Pioli e tha qarte: une sbej merkato, e bejne drejtuesit. Me japin materialin ne dispozicion dhe me pas me duhet te punoj me te, qofte edhe nese eshte i ri dhe duhet kohe e durim. Te gjithe do te vijne aty ku duhet. Kush punon fort, mberrin me shpejt…
“Thiaw mbërriti në fund të gushtit dhe filloi të studionte dhe të mësonte. Në tetor shpëtoi rezultatin në Verona. Dhe në nëntor, Thiaw, ai i merkatos së gabuar dhe i akuzave ndaj merkatos, luajti që në fillim kundër Cremonese dhe Fiorentinës.
Por askush, në mesin e kritikëve, në fillim të janarit, nuk sugjeroi aktivizimin e tij në Salerno. Thjesht ishin kushtet e duhura ndaj Torinos dhe Tottenhamit, trajneri i kapi sinjalet nga minutat e fundit të derbit dhe ja ku jemi.
Milani vitet e fundit nuk e ka dëshmuar veten vetëm me lojtarë të rinj. Projekti i bazuar në vizionin dhe linjën editoriale të pronësisë dhe menaxhimit nuk ka përmirësuar vetëm të rinjtë.
Në kuadër të këtij projekti dhe duke përfituar nga ky projekt, shumë kanë gjetur momentin më të mirë të karrierës së tyre në rrugën e tyre. Dhe e përdorën si katapultë, si pretekst”.