Ish-fubollisti i Kombëtares, mesfushori Alban Meha ka shënuar gol spektakolar për ekipin e tij, KSV Hessen Kassel në Hesse Cup.
Alban Meha, i cili njihet për goditjen e tij fantastike ka shënuar sërish një eurogol ndaj TSV Steinbach, përcjell LIG Sport.
Meha shënoi super gol nga distanca nga gjuajtja e lirë – ku barazoi rezultatin. Padyshim se ky është një golazo i vërtetë nga Meha, i cili nuk di të shënojë gola të zakonshëm.
‘Snajperisti’ Alban Meha ende në formë të shënoj supergola nga gjuajtja e lirë 🤯🔥 pic.twitter.com/ajoiJ6uYJf
— LIG Sport (@lig_sport) February 18, 2023
Alban Meha, njëherë e një kohë ishte ndër futbollistët më të përfolur në Bundesliga, për shkak të golave që lansonte me këmbën e djathtë. Madje, talenti i tij ra në radarin e Pep Guardiola-s, i cili e kishte lavdëruar pas një ndeshje kampionale në futbollin elitar të Gjermanisë.
Në një prononcim për Shqip.com, Meha ka rrëfyer se çka i kishte thënë Guardiola, kohën e tij në Bundesliga, “aventurën” në Superligën turke dhe periudhën kur e djersiti fanelën e kombëtares shqiptare.
“Guardiola erdhi te unë pasi e zhvillova një ndeshje të mirë kundër Bayern Munchen, që ishte ekipi më i mirë në botë. Ai e vërejti që unë nuk pata frikë në atë ndeshje dhe më tha: Ti ishe futbollist i mirë, vazhdo kështu, goditjet e tua janë shumë të rrëzikshme”, rrëfeu ai.