Zaniolo–Milan, fjala e fundit nuk është thënë. Stambolli mund të ishte vetëm një strehim i përkohshëm për ish-Romën.
Ajo që mund ta afronte klasën e vitit 1999 me Djallin është marrëdhënia e mirë e ngushtë me Paolo Maldinin, i cili është një nga admiruesit më të mëdhenj të sulmuesit në Itali.
Në janar, Milani ishte ndër konkurrentët kryesorë për italianin: drejtuesit e kuqezinjve i kishin bërë klubit verdhekuq një ofertë huazimi prej tre milionësh me të drejtë shlyerje të caktuar në 15: oferta u kthye mbrapsht.
Më 8 shkurt, Galatasaray zyrtarizoi blerjen e Zaniolos për 15 milionë plus një klauzolë për rishitjen e mundshme prej 20% në favor të Romës. Një rishitje që mund të ndodhë më shpejt se sa pritej.
Në kontratën e numrit të ri 17, megjithatë, ka një të dhënë që mund t’i bëjë tifozët kuqezi të ëndërrojnë. Nëse Nicolò kthehet në lavdinë e mëparshme, klubi milanez mund të mendojë seriozisht për të paguar klauzolën prej 35 milionësh.
Biseda e fundit mes tij dhe Maldinit kishte te bene me refuzimin qe ai per Premier League dhe Bournemouth. Drejtuesi kuqezi e ka falenderuar per vendosmerine e treguar kjo sepse ne fakt ne Angli nuk para bejne skonto per lojtarwt dhe per Milanin do te kishte qene dyfish e veshtire.