Bennacer-Maignan, trajneri Pioli sqaron dhe jep azhornimet e fundit!

Milani ne Monza shkoi me nje skuader serish me disa mungesa dhe mes tyre jane Maignan, Bennacer, Florenzi, por edhe Calabria. Nderkohe, u rikthyen Ibrahimovic dhe Dest ne stol gjithashtu.

Megjithate, vemendja me e madhe eshte se Tomori u kthye gjithashtu pas gati 3 javesh. Ajo qe duhet theksuar eshte se tashme mungon te shihen ne fushe Maignan dhe Bennacer, por sidomos portieri duke ditur se mungon prej 5 muajsh…

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, u shpreh kështu në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Monzas për rikuperimet e Maignan dhe Bennacer:

“Maignan në grup gjatë javës? Puna po vazhdon mirë per Mike, kjo duhet theksuar. Shpresoj të nise te punoje me ekipin gjatë javës si dhe për Bennacer kam shpresa te medha”.

Duke folur për Milan TV, Luca Serafini e komentoi suksesin e mbrëmjes së sotme ndaj Monzas si më poshtë: “Monza ishte kompakt, ashtu siç ndodh, Milani bëri më të mirën me Theo, Leao dhe Tonali. Pjesa e dytë ishte vuajtje e tepërt: në një moment. Kështu duhet të mbash tre pikët.

Duhet të përmirësohemi nga pikëpamja e lojës, sepse pas një pjese të parë të kontrolluar, në pjesën e dytë i lamë shumë hapësirë ​​Monzas”. Bennacer? “Mungon shume, jashtezakonisht, duke ditur se ai xhiron lojen dhe ben filtrin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *