Me golin e shënuar sot në Monza, sulmuesi i djathtë i Milanit, Junior Messias, shënoi golin e tretë të sezonit në Serie A. Përfshirë edhe sezonin e kaluar, braziliani arriti në 10 gola me fanellën e Djallit.
Massimo Ambrosini, i cili foli për DAZN pas ndeshjes Monza-Milan, komentoi paraqitjen e Junior Messias, autori i golit që vendosi ndeshjen:
“Ai është i predispozuar për një nivel sakrifice për të luajtur atë rol atje. Di të bëjë shumë gjëra. Ai është një djalë modest, e vë veten në dispozicion.
Tani Milani luan qartë me tre mbrojtes, por edhe kur luanin me një formacion tjetër, ata që luanin në krah, ndonjëherë Messias, duhej të bënin gjithçka”.
“Ndryshe nga Saelemaekers ka me shume teknike ne 20 metrat e fundit dhe shpesh ben diferencen edhe kur arrin qe te mare topin dhe clirohet. Me pelqen shume.
Ndoshta nuk ka emer te madh dhe kete e dime, po per trajneret keto lojtare qe kthehen te paret ne mbrojtje per te mbuluar hapesirat jane ato te duhurit”.