Erzeni do të përplaset nesër me Partizanin në orën 19:00 në Kompleksin Partizani për javën e 22-të të Superiores. Shijakasit duan një tjetër rezultat pozitiv me të kuqtë të cilëve u ka marrë 4 pikë në dy sfidat e fundit mes tyre.
Përpara sfidës, një mesazh i papritur vjen nga Italia për Erzenin teksa kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, uron klubin për një fitore nesër.
“Për të gjithë skuadrën e Erzenit, për presidentin tuaj, një puthje nga larg dhe një përqafim të fortë. Iu uroj fat për ndeshjen e nesërme. Le të shkojmë, nuk dorëzohemi.”- shprehet Zanetti me një videomesazh.SHIH KETU VIDEON
Erzeni do të udhëtojë nesër drejt kryeqytetit ku do të sfidojë Partizanin në orën 19:00 në Kompleksin Partizani për ndeshjen e javës së 22-të të Abissnet Superiore. Shijakasit duan një tjetër rezultat pozitiv përballë të kuqve teksa tifozët e ekipit po bëhen gati për një “pushtim” të Tiranës.
Tanimë është kthyer në traditë që drejtuesit e klubit të ofrojnë autobuse falas pa limit për të mundësuar që tifozët shijakas të jenë pranë skuadrës së tyre të dashur në çdo cep të Shqipërisë.
“Vetëm 1 ditë na ndan nga sfida e radhës. Mbështetja jonë më e madhe jeni ju, ndaj mos mungoni. Ju bëjmë me dije që në dispozicion është vendosur nga drejtuesit një autobus që niset nga parkingu i bashkisë në orën 16:30. Po ashtu dhe biletat në sektorin E1 të rezervuar për ne si tifozeri mike janë falas. Të gjithë rrugët të çojnë në Kompleksin Partizani.”-njofton klubi në rrjete sociale.