Në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Milanit, trajneri i Monzas, Raffaele Palladino iu përgjigj disa pyetjeve në konferencën për shtyp. Në ndeshjen e parë humbi 4-1 kundër kuqezinjve në San Siro: “Për mendimin tim është luajtur një lojë e mirë edhe në ndeshjen e parë, ndoshta ka pasur disa gabime individuale.
Jam i sigurt se do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer kundër Milanit, të vetëdijshëm se përballemi me një ekip plot me kampionë”. Mbi mundësinë e kalimit në një mbrojtje me katër lojtarë si përgjigje ndaj mbrojtjes së re me tre lojtarë të Milanit:
“Më pëlqen të jem kameleonik, mund të jetë. Ekipi gjithashtu pëlqen të dalë me diçka të re. Kemi stimuj të mëdhenj dhe dëshirë për të dalë në fushë, skuadra ime është mjaft energjike dhe mezi presim ta luajmë këtë ndeshje”.
Për rëndësinë e garës për Berluskonin dhe Gallianin: “Nuk kam dëgjuar për Berluskonin, por e kuptoj që kjo ndeshje për të dhe për Gallianin nuk është si të gjitha të tjerat. Ata janë të lidhur përgjithmonë me Milanin, 31 vite fitore nuk harrohen.
Do të jetë një ditë e mirë për të gjithë mjedisin dhe ajo që na thotë presidenti është një stimul për ne. Na ndihmon të japim gjithmonë më të mirën dhe do të përpiqemi t’u japim gjithë kënaqësinë që meritojnë”.
Nëse keni frikë nga rikthimi i Ibrahimovicit:“Sigurisht që kam frikë nga ai, një lojtar i jashtëzakonshëm që takova në Juventus. Por te Milani nuk është vetëm ai sepse ka shumë kampionë në dispozicion.
Rreth Leao:“Kur Leao niset, ju duhet një motor për ta kapur atë. Seriozisht, më pëlqen shumë si futbollist, ka imagjinatë dhe ndryshon ekuilibrat. Do të mundohemi ta kufizojmë duke luajtur si ekip, sepse individualisht është e komplikuar.
Rreth Pioli :“Unë mendoj se ai është një person shumë i mirë dhe një trajner i madh. Është një stimul i mrekullueshëm të përballesh me trajnerin që fitoi Scudetton sezonin e kaluar.
Ky profesion është i bukur sepse të lejon të mësosh nga të gjithë. Mundohem të vjedh sekrete edhe nga kolegët e mi, do të jetë mirë ta përballoj edhe sepse kam shumë për të mësuar nga të gjithë”.