Trajneri i Marokut në Milano për të bindur futbollistin kuqezi!

Forma e Brahim Diaz te Milani ne keto vitet e fundit ka qene me luhatje dhe shpesh ai ka dhuruar paraqitje super te mira dhe ka shenuar per t’u zhdukur me pas.

Pikerisht kjo dhe konkurrenca e madhe te Spanja kane ndikuar ne mosgrumbullimin e tij dhe mungesave te hapesires, dicka qe Brahim Diaz i Milanit dhe ne pronesi te Realit e ka vuajtur…

Por, e ardhmja e tij mund te jete Maroku! Skuadra marokene e futbollit bëri përshtypje në Botërorin e Katarit, ku arriti deri në gjysmëfinale dhe në vitin 2023 dhe tani mund të rrëmbejë mesfushorin e Milanit, transmeton “BeIN sports”.

Marokenët në fakt duan Brahim Diaz dhe thuhet se ka gjasa reale që ai të veshë fanellën e skuadrës afrikane në të ardhmen. Dias ka lindur në Malaga, babai i tij është maroken dhe nëna e tij është spanjolle.

Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e“furisë së kuqe”, dhe në qershor të 2021 debutoi për ekipin e të rriturve në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë.

“BeIN sports” thekson se trajneri i Marokut, Walid Regraghi, ka folur me futbollistin 23-vjeçar edhe para Botërorit dhe se së fundmi ka vizituar Milanin për të bindur Diaz që të pranojë të veshë fanellën e “Atlas Lions”.

Megjithatë, ka raportime nga Spanja se trajneri i ri i ekipit A, Luis de la Fuente, po planifikon të thërrasë Dias për fillimin e kualifikimeve për Euro 2024, të cilat fillojnë në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *