Milan do të përballet me Monzën ne transferte nesër në mbrëmje dhe Stefano Pioli pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin fillestar. Megjithatë, ai ende nuk ka marrë vendimet e tij përfundimtare.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të bëjnë tri fitore radhazi ne kete 2023 dhe kështu të dalin plotësisht nga periudha e tyre negative. Si e tillë, ndeshja e nesërme ne G Power Stadium (Brianteo e vjeter) do të jetë vendimtare për të përcaktuar se sa mirë funksionon rreshtimi taktik 3-4-3.
Sipas MilanNews, janë tre balotazhe që Pioli duhet të vendosë për formacionin fillestar: Messias kundër Saelemaekers (60-40%), Brahim Diaz kundër De Ketelaere (65-35%) dhe Origi kundër Giroud (55-455). Në mëngjes, duhet të dimë më shumë për këto beteja.
Formacioni i mundshem i Milanit (3-4-3): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Thiaw; Messias, Krunic, Tonali, Hernandez; Diaz, Origi, Leao. Ne stol duhet te shkojne: Adli, Giroud, Saelemaekers, Gabbia, Kjaer, Florenzi, Ibrahimovic, Rebic, Vranckx, Mirante, Dest, De Ketelaere.
Nuk është për t’u habitur që Origi mund të marrë shansin si titullar pasi Giroud ka luajtur mjaft shumë kohët e fundit. Saelemaekers gjithashtu ka punuar shumë në ndeshjet e fundit dhe për shkak të lëndimit të Calabria (qe nuk do te grumbullohet), është gati Messias.
CDK mund të duhet të presë për shansin e tij, megjithate dhe Brahim Diaz qe eshte ne moment fantastik forme pas golit ndaj Tottenham do te ripropozohet ne sulm.