“Më e vërteta aty brenda”! As Olta e as Luizi, Beatrixi tregon banoren e preferuar

Duhej hyrja e Ermiona Lekbellos, që Beatrix Ramosaj të gjente banoren e saj të preferuar në “Big Brother Vip Albania”. Artistja ka vlerësuar transparencën e Ermoniës duke e cilësuar si më të vërtetën aty brenda.

Përmes një statusi në Twitter, këngëtarja ka shprehur hapur mendimin dhe mbështetjen e saj për të. “Vallaj ke qef ta shohësh e ta dëgjosh Ermionën. Është vetvetja, nuk ja përton njeriu fare, copë jua thotë muhabetet.

Pa strategji, pa lojë. Ajo thotë vetëm të vërtetën. Të gjithë të tjetër dëgjojnë. Energjia e saj! Më e vërteta aty brenda”, ka shkruar Trixa.

Këngëtarja shumë e komentuar e momentit, Beatrix Ramosaj ka ka treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.Përmes një postimi në Twitter, ajo ka bërë të ditur se është zgjuar e sëmurë, me dhimbje fyti dhe lodhje.

“Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë.Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”, ka shkruar Beatrix.

Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “Më ndikon”, i cili u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë klikime pafund në pak kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *