Maestro tradhton Luizin duke iu servilosur Oltes, luani: As emrin nuk dua ta dëgjoj! (video)

Luizi nuk ka mbajtur nervat ndaj maestros. I preferuari i publikut nuk ka pranuar faktin që Olta e ka futur nën strofull Armaldon.

Luizi i tha maestros që të mos e nxirrte Olten nga terri ku e ka futur ai. Luizi nuk donte që maestro ti afrohej, ndërsa ky i fundit po i serviloset që t’i shpëtojë nominimit ditën e shtunë.

Luizi ia tha në sy: Ty nuk do të të flas më, asnjë gjë. Asnjë fyerje, asgjë. Nuk dua të merrem më me ty, pasi unë nuk kam luajtur 53 ditë vetëm. “Por ty hallall ta bëftë zoti, sepse po tregon çfarë je. Je servil dhe ta them”.

Marrëdhënia midis Luizit dhe Armaldos brenda shtëpisë së Big Brother VIP duket se ka ndryshuar. Ata u shfaqën si miq të mirë,

por kohët e fundit kanë pasur disa përplasje të forta me njëri-tjetrin. Maestro duket se është lodhur nga shakatë e Luizit me të dhe tashmë kërkon “hakmarrje”.

Teksa ishte duke folur me Oltën, ai tha se do fillojë ta sulmojë Luizin duke i përmendur një akuzë që më parë i ka bërë dhe vetë aktorja, faktin që ai ka varësi nga lëndët narkotike. Megjithatë, Olta i ka thënë se kjo gjë do jetë në dëm të Maestros duke e këshilluar që të mos e bëjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *