Në prag të Monza-Milanit, pasi dje foli Adriano Galliani, sot ishte radha e Silvio Berlusconit që u ndal ne mikrofonat e Sky. Një ndeshje e pashmangshme me një shije të veçantë për të dhe Galliani, të cilët kanë jetuar 31 vite sukses me kuqezinjtë…
Një sfidë e paharrueshme: në fakt, sipas të gjitha gjasave, ish-presidenti i Milan do të jetë në tribunat në stadiumin U-Power për të parë ndeshjen. Më poshtë deklaratat e Silvio Berlusconit në prag të ndeshjes Monza-Milan.
Dashuria për ngjyrat kuqezi: “Milani është ekipi im i preferuar, një çështje familjare. Monza në zemër nuk ka arritur ende atje ku ka arritur Milani.
E mora Monzan sepse pas 110 vitesh e merituan Serinë A. Ëndrra është Scudetto, nëse ndodh e meritojmë San Siron, shyqyr që ndryshuan mendje dhe mos e rrëzojne, është historia e futbollit.
Të shoh ngjyrat e kuqezinjve në fushë më emocionon gjithmonë”. Marrëdhënia me Maldinin: “E dua shumë Paolo, si dhe Gullit që së bashku me Van Basten kanë shkruar faqe të mrekullueshme të klubit”.
“Milani është skuadra ime e preferuar, kam shkuar në lojëra me babin tim, i cili është gjithashtu një tifoz kuqezi. Gjithmonë e kam pasur Milanin brenda vetes. Nëse Milani do të humbiste do të isha i kënaqur, por gjysma e zemrës që ben tifo për Milanin do të shkatërrohej.
Le të shpresojmë se do të shkojmë drejt një pike secila që nuk i bën keq askujt. Milani është i lidhur me figurën e babait tim, të cilin e kam dashur absolutisht. E ndjek gjithmonë Milanin në televizion”.