Lazio arriti të fitonte minimalisht në ndeshjen e parë të Conference League përballë CFR Cluj. Për ekipin italian nuk ishte e lehtë të ruante rezultatin pasi ata mbetën me 10-të lojtarë që në minutën e 15-të të pjesës së parë, pasi Patric u ndëshkua me të kuq. Heroi i kësaj sfide ishte kapiteni Immobile pasi shënoi golin e vetëm të takimit.
Gjithsesi, skuadra e Sarrit dukej gjithmonë në kontroll të ndeshjes dhe pasi iu afrua golit të dytë disa herë, lodhja filloi të ndihej në këmbët e lojtarëve të Lazios dhe jo vetëm.
Në minutën e 83-të, kamerave nuk u ka shpëtuar presidenti i Lazios, Claudio Lotiti, duke dremitur në tribunën e Olimpicos pranë drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare. Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë dhe i Lazios vihet re duke e parë çuditshëm me bisht të syrit presidentin.
Përplasjet e trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri, me Igli Taren janë bërë publike prej kohësh në median italiane. Për më tepër, në verë u raportua se drejtuesi shqiptar ishte pranë largimit nga bardhekaltrit pikërisht si pasojë e këtyre mosmarrëveshjeve, por presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, vazhdon të vlerësojë maksimalisht punën e shqiptarit dhe kjo është parë qartë ndër vite.
Madje, ai pritet që të bëjë edhe një tjetër hap të radhës për të konfirmuar këtë fakt, duke qenë se “Tuttomercatoweb” raporton se Juventusi, por edhe Totenhemi kanë shtuar presingun për ta afruar në klubet respektive si drejtor sportiv.
Madje, bardhezinjtë duken këtë herë më shumë se kurrë të vendosur për të provuar së joshuri ishkapitenin dhe bomberin e Kombëtares kuqezi, duke parë jo vetëm dënimin e Federiko Kerubinit për çështjen e plusvalencave, por edhe për faktin se me të mbaruar skualifikimin Kerubini do të marrë një tjetër rol në klub dhe Juves i duhet me çdo kusht një njeri me intuitë të theksuar për shit-blerjen e lojtarëve.